
Karakteristikat e shenjave të horoskopit erdhën sot në një shpjegim detajist nga astrologia Denisa Shyle e cila vepron në Turqi.
Në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Shyle, solli të mirat e të këqijat e çdo shenje të Zodiakut.
Dashi:
Është shenje impulsive, dhe për te gjithçka është e re. Arsyeja se do të provojë gjithçka ka nevojë për shumë eksperiencë, dhe kjo është arsyeja që bëhet impulsive. Por në të njëjtën kohë, në qoftëse nuk i del e tij, bëhet edhe agresiv, kokëfortë, por që ana pozitive është se janë njerëz shumë pozitiv, dhe i afrohet gjithckaje me pasion, si diçka të re.
Demi
Nëse kanë një kolltuk të rehatshëm, për ata është e mjaftueshme jeta. Nga njerëz që janë të dhënë pas komfortit dhe kanë nevojë edhe për siguri emocionale dhe materiale. Janë persona që i fitojnë më kollaj lekët se shenjat e tjera. Janë njerëz shumë punëtorë.
Binjakët
Pjesa më e rëndësishëm te ta është se kanë nevojë për shumë komunikim prandaj edhe janë njerëz shumë social, rrethin e tyre shoqëror e kanë shumë të gjerë dhe për ta është shumë e rëndësime që të marrin njohuri të reja. Janë persona aktive dhe në profesione drejtohen drejt shkrimit, profesione me komunikim të gjerë.
Gaforrja
Ato janë përgjithësisht në ndahen në dy, edhe persona të ndjeshëm, dhe në të njëjtën kohë janë njerëz që i mbrojnë shumë rrethin e tyre shoqëror. Janë si të thuash ‘nëna e fshehtë e shoqërisë’.
Luani
Janë njerëz shumë edhe pse të tjerëve u duket si me ego të lartë por dinë se si ta shprehin veten e tyre. Ju pëlqen që të jenë në skenë por e bëjnë për të argëtuar veten e tyre dhe të tjerët. Janë të mirë në teatër se e bëjnë gjithçka dramatike. Gjithçka ngele pak fëmijë brenda vetes.
Virgjëresha
Është shenja më e kujdesshme ose më analitike e zodiakut. Kapet shumë në detaje dhe përgjithësisht janë njerëz që kanë një bukuri të pastër dhe të thjeshtë. Të japin këshilla shumë të mira sepse kapen shumë në detaje. Janë të kujdesshëm dhe bëhen miq shumë të mirë.
Peshorja
Është një shenjë më diplomate e zodiakut. Janë persona që dinë të mbajnë muhabetin mirë me të gjithë njerëzit dhe kap nevojë për njerëz të rëndësishëm në jetën e tyre. Peshorët kanë nevojë për një partner, janë të shquar që ndryshojnë mendjen shumë shpesh, janë midis mendjes dhe zemrës, ngaqë i peshojnë gjërat.
Akrepi
Janë njerëz me sensual, prandaj është shenja me e thelle e zodiakut. Janë detektiv shumë të mirë dhe gjëja që urrejnë më shumë janë gënjeshtrat, nëse e gënjen, bëhesh armik për jetë. Janë njerëz të thellë sepse mundohen të zbulojnë gjithçka të fshehtë për jetën dhe ta nxjerrin në skenë. Kanë shikim thumbues.
Shigjetari
Janë njerëz me shumë humor, ju pëlqen të bëjnë udhëtime jashtë, kanë qejf për kultura të huaja dhe kanë prirje për filozofi, psikologji dhe të kuptojnë se si funksion shoqëria në përgjithësi. Janë ndër shenjat më pozitive të zodiakut.
Bricjapi
Është shenja më serioze e zodiakut. Janë pothuajse të gjithë udhëheqësit e shtetit që përfaqësohen nga. Ndërkohë që gaforrja p.sh. është nëna e zodiakut, bricjapi është babai, që na udhëheq, na mbron, janë njerëz me logjikë, janë persona që kanë shumë rregull në punë, dhe dinë të udhëheqin jo me zemër por me mendje.
Ujori
Janë njerëz që janë shumë përparimtar, udhëhiqet nga Urani, që është planeti më përparimtar në zodiak. Ata kanë një mendje të mprehtë, janë të dhënë pas shoqërisë dhe njerëzimit, janë shumë bujar, ai të jep këshilla shumë përparimtare. Duket në ftohtë por pasi behësh mirë me ta, ata të jepen shumë.
Peshqit
Janë shenja të ndjeshëm, u ngelet shumë hatri, dallohen direkt u mbushen sytë më lot. Kanë ndjesinë viktimës, por që në të njëjtën kohë kur e mbledhin veten, pas njëfarë moshe, bëhen persona ku mund të mbështetesh dhe bëhen persona ku bëhen shpëtimtari, pasi ka mësuar rolin e viktimës.
Astrologia Shyle, foli edhe për aplikimin e hartës së studimit, të cilën e ka çdo person që në lindje.
Çdo gjë që fillon ka një hartë lindjeje edhe shtetet dhe njerëzit kanë hartat e tyre kanë hartat e tyre, edhe në shoqëri gjithçka ka një hartë të saj.
Hartat e lindjes është vendosja e planetëve dhe trupave qiellor në momentin kur fillon diçka, p.sh. kur lind njeriu, është fotografia e qiellit në atë moment.
Analiza bëhet kur shikohet vendosjen e planetëve dhe këndet që kanë dhe se si reagojnë më njëra tjetrën.



