Putin: Nëse sulmohet Bjellorusia, do të përgjigjemi me çdo mjet
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur aleatin e saj Bjellorusinë nga sulmet e mundshme.
“Për sa i përket Bjellorusisë, ajo është pjesë e unionit tonë. Të nisësh agresion kundër Bjellorusisë do të thotë të lëshosh agresion kundër Federatës Ruse”, tha Putin në një takim të Këshillit të Sigurimit Rus.
Ai shtoi se “Ne do t’i përgjigjemi kësaj me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion".
“Sot është e qartë se kujdestarët perëndimorë të regjimit të Kievit janë të zhgënjyer me rezultatet e të ashtuquajturës kundërofensivë. Nuk ka rezultate, të paktën ende jo.”
Tanket, artileria, mjetet e blinduara dhe raketat, si dhe “mijëra mercenarë dhe këshilltarë të huaj” të furnizuar nga Perëndimi, specifikoi Putin, nuk e kanë ndihmuar Kievin për të arritur objektivat ushtarake.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.