Seks në gjykatë, dy avokatët kapen mat në banjë

Seks në gjykatë, dy avokatët kapen mat në banjë

Një “incident” që mund të mos ishte marrë vesh kurrë nëse një prej magjistratëve nuk do ta kishte çuar nevoja fiziologjike drejt tualetit të gjykatës. Një ngjarje që merr përmasa të mëdha, por edhe paksa komike. Gjithçka ka ndodhur në Gjykatën e Milanos pak ditë para Krishtlindjeve.

Siç shkruan “Il Giorno”, një prej gjyqtarëve ka vënë re disa zhurma të çuditshme në tualetin e katit të katërt, i rezervuar vetëm për stafin. Pasi ka ulur kokën, nën derë ka parë një palë këpucë femrash dhe një palë meshkujsh dhe ka vendosur të njoftojë një prej policëve që shërbenin në ndërtesë.

Pasi i kanë kërkuar çiftit dokumentet e identifikimit, dera është hapur dhe para tyre janë shfaqur dy avokatë 40-vjeçarë, burrë e grua, të cilët janë përpjekur të justifikohen.

“Gruaja ime u ndie keq dhe po përpiqesha ta qetësoja”, është shfajësuar burri. Ngjarja ka shkaktuar humor në gjykatë dhe ka përfunduar edhe në media. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy