OSBE-ODHIR nxjerr raportin final për zgjedhjet e 25 prillit

OSBE-ODHIR nxjerr raportin final për zgjedhjet e 25 prillit

OSBE-ODHIR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas raportit, zgjedhësit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelore.

Sipas raportit partia qeverisëse mori avantazhe të konsiderueshme nga të qenit në pushtet, duke përfshirë përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga shpërdorimi i burimeve të administratës publike.

Vëzhguesit theksojnë se kjo u amplifikua përmes mbulimit pozitiv të institucioneve shtetërore në media. Në raport thuhet se pretendimet për shitblerje votash qenë të vazhdueshme gjatë fushatës dhe nisi një numër i madh hetimesh.

Në numrin e kufizuar të qendrave të votimit dhe të vendeve të numërimit që u vëzhguan, procesi qe kryesisht transparent dhe i qetë.

Sipas raportit megjithëse ndryshimet e korrikut të vitit 2020 në Kodin Zgjedhor bazoheshin në një konsensus të gjerë politik dhe vinin pas një procesi gjithëpërfshirës konsultimi, ndryshimet e mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të tetorit 2020 nuk u paraprinë nga konsultimet e duhura me aktorët.

Edhe pse një sërë rekomandimesh të ODIHR-it dhe të Këshillit të Evropës u adresuan gjatë reformës zgjedhore, disa rekomandime mbeten ende të paadresuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy