
Prokuroria dhe policia kanë pranuar numrin e lartë të personave të zhdukur në Vlorë përgjatë 3 viteve të fundit. Sipas tyre, bëhet fjalë për 23 dhe jo 80, siç pretendon Partia Demokratike. Në deklaratë thuhet se ka rënë numri i vrasjeve, duke përgënjeshtruar akuzat se zhdukjet kanë lidhje me bandat.



