Dieter Zetsche, menaxheri i përgjithshëm i Mercedes-Benz, doli në pension më 22 maj.
Në një video të bërë nga BMW, Zetche, rolin e të cilit e luan një aktor që i ngjan shumë, shfaqet shumë i zënë në ditën e tij të fundit të punës.
Pas dorëzimit të distinktivit, ai kthehet në shtëpi me një Benz S-Class të prodhuar nga Mercedes.
Por në fund të videos, dera e garazhit hapet dhe Zetsche del prej andej me një BMW i8roadster me ngjyrë të ndezur, ndërsa në sfond shfaqet fjalia "Më në fund i lirë".
Videoja mbyllet me një falenderim nga BMW në Zetsche "vitet e tëra të nxitjes së konkurrencës".
Në një javë, videoja i ka kaluar 3.6 milionë shikime dhe pasohet nga një numër i madh komentesh. Shumë prej komentuesve, mes të cilëve edhe klientë të Mercedes-Benz-it, e vlerësojnë BMW-në për kreativitetin.



