21 persona janë konfirmuar me koronavirus nga 46 që u testuan në bordin e një kroçereje në Kaliforni.
Mësohet se Grand Princess ndodhet në det të hapur, ndërsa në bord janë 3533 persona.
Zv.Presidenti Mike Pence shprehet se ajo do të ankorohet në një prej porteve vendase ku dhe të gjithë pasagjerët do t’i nënshtrohen testeve përkatëse.
Disa persona kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si ekuipazhi po menaxhon situatën.
Ata shprehen se kanë marrë vesh për të prekurit me koronavirus vetëm nga media.
Gjithashtu në bord ndodhet dhe një person, i cili është i diagnostikuar me kancer në gradën e katërt.
Ndërkohë në Florida u konfirmuan dy viktimat e para si pasojë e virusit në qytetet e Santa Rosa dhe Fort Myers.
Autoritetet shprehen se 2 personat e vdekur janë rreth të 70-ave./Reuters/



