Aktivisti i mjedisit Olsi Nika është renditur në listën e Time100 2026, si një ndër personalitetet më me ndikim në botë.
Në një rrëfim për MCN, Nika tregon se ky vlerësim vjen në një kohë kur sfidat e Shqipërisë në mbrojtjen e mjedisit janë shtuar ndjeshëm, sidomos përballë ambicieve për ndërtime resortesh në zona të mbrojtura, si rasti i Zvërnecit.
Për Nikën, edhe mbrojtja e Vjosës nuk ka mbaruar me shpalljen e saj Park Kombëtar.
Sipas tij, në deltën e lumit Vjosa janë planifikuar mbi 7 projekte.
Shpallja e një parku kombëtar në letër, mund të rezultojë dhe më e rrezikshme se mos shpallja e tij fare. Në fakt në terren është bërë shumë pak, nuk mund të them aspak.
Shpallja e parkut nuk do të thotë se çdo impakt është i ndërprerë. Janë mbi shtatë projekte që zënë nga Grykderdhja e Semanit deri në Gjirin e Vlorës. Deri më tani janë dhënë tre leje zhvillimi, ndërsa të tjerat presin që “njeriu i fortë”, Kushner t’i hapë dhe dyert e tjera.



