Ish-presidenti rumun: Gjermania na bënte presion ta njihnim Kosovën

Ish-presidenti rumun: Gjermania na bënte presion ta njihnim Kosovën

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka thënë se Bukureshti ka qenë nën presionin e Gjermanisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë pavarësisht këtij presioni, njohja nuk ka mundur të ndodh assesi, shkruan Informer.

Basescu, këtë e ka deklaruar në televizionin B1, ku ka thënë se të gjitha pesë vendet e BE’së, që nuk e pranojnë Kosovën si të pavarur, kanë pasur presion nga Gjermania, për ta bërë atë, shkruan Klan Kosova.

“Rumania s’mund ta njohë Kosovës, pavarësisht premtimeve që Gjermania iu ka bërë liderëve kosovarë”, raportohet që ketë thënë Basescu.

“Do të ishte goditje për Moldavinë, sepse situata e Transnistria është e njëjtë me të Kosovës – do të ndryshoheni kufijtë me forcë. Nëse Rumania do të njihte Kosovën, duhej ta njihte edhe Krimenë dhe Transnistrian”.

Ai ka thënë se Gjermania ka tejkaluar kufijtë në politikën e jashtme, për çka sipas tij mund të dëmtohet.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy