Deklaratat e Donald Lu për krimin, reagon PS: Në ditët në vijim policia do godasë fort

Deklaratat e Donald Lu për krimin, reagon PS: Në ditët në vijim policia do godasë fort

Partia Socialiste ka reaguar sot për herë të parë zyrtarisht lidhur me deklaratat mjaft të forta të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu për ekzistencën e 4 klaneve mafioze që drejtojnë 20 familje të lidhura me bandat në Shqipëri.

I pyetur sot nga mediat lidhur me këtë çështje, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga Policia e Shtetit kundër krimit.

“Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jetë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin”, paralajmëroi Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy