Njësitë elitare nga Republika ruse e Çeçenisë, të kryesuara nga Adam Delimkhanov, janë kthyer në zonën e operacionit special ushtarak në Ukrainë pasi iu dha një periudhë pushimi.
Kështu njoftoi kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov me anë të një mesazhi në Telegram, cituar nga Tass.
Vëllai im i dashur, Heroi i Rusisë, deputeti i Dumës Shtetërore Ruse, Adam Delimkhanov, i cili drejton njësitë nga Republika Çeçene, filloi të përmbushë detyrat e operacionit ushtarak special në Ukrainë dhe Republikën Popullore të Donetsk.
Më parë ju kam thënë që të prisni lajme të mira, dhe pas fjalëve të mia ju gjithmonë i keni marrë. Prandaj, jini të durueshëm dhe prisni rezultate të shkëlqyera nga linjat e frontit nga luftëtarët tanë.
Rezultatet do të vijnë patjetër!



