Grabitet një argjendari në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe largohen

Grabitet një argjendari në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe largohen

Një grabitje ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Kamëz. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:00, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një argjendarie në pronësi të shtetasit O.L. 

 

Dyshohet se njëri prej tyre ka qenë i pajisur me një send në dukje armë zjarri. 

 

Pasi kanë marrë një sasi bizhuterish, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. 

 

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë, duke ngritur pika kontrolli dhe duke ushtruar kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për fiksimin e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy