Kush po i vret adoleshentët? Bregu: Fajin e kemi të gjithë, por policia është e para (VIDEO)

Kush po i vret adoleshentët? Bregu: Fajin e kemi të gjithë, por policia është e para (VIDEO)

Situata e kriminalizimit të të miturve dhe konflikteve mes adoleshentëve, në shkolla dhe në mjedise të tjera po shndërrohet në një alarm të vazhdueshëm. 

Sërish dy të rinj përfshihen në një sherr me thika, dhe njëri prej tyre humb jetën. Një ngjarje e paralajmëruar, e cila, si shumë të tjera, vjen si pasojë e mosveprimit.

Gazetari Sokol Bregu, në një analizë për edicionin e lajmeve të MCN TV, thotë se përgjegjësia nuk i takon vetëm një institucioni, fajin e ka shoqëria, por mbi të gjithë qëndron policia, e cila sipas tij, e ka humbur betejën me krimin dhe nuk është në gjendje të parandalojë as konfliktet mes të rinjve.

Ashtu si banorët e këtij vendi janë mësuar të prekën disa herë nga situata të tilla, edhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Nuk është as ngjarje e paparalajmëruar. 

Problemi është se ne e ndjejmë peshën e saj vetëm kur dikush humb jetën. 

Çdo ditë ka përplasje mes adoleshentëve, me dhunë fizike, mjete të rastit apo thika, por shoqëria sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Zhargoni i dhunës është rritur, dhuna e pakuptimtë po bëhet pjesë e përditshmërisë. 

Kjo po e përkeqëson gjendjen e shoqërisë. 

Të gjithë mbajnë një pjesë përgjegjësie, por pjesën më të madhe e ka policia, e cila, përballë krimit të organizuar, drogës dhe korrupsionit, mund të ketë pengesa të mëdha, por rastet e adoleshentëve janë në dorën e saj për t’i parandaluar.

Në vend që të bëhej apel nga shkolla, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të kishin marrë masa më herët. 

Konflikti shpesh nis që brenda shkollës, dhe vetëm pak metra jashtë saj përfundon në tragjedi. 

Bregu shton se zgjidhja nuk qëndron te shkarkimet apo largimet e oficerëve, por te parandalimi real i ngjarjeve, te prania e efektivëve në terren dhe bashkëpunimi i institucioneve për të mbrojtur fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy