Hochstein: Ekziston një mundësi reale për t'i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut

Hochstein: Ekziston një mundësi reale për t'i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut

Hezbollahu në Liban ka pranuar marrëveshjen e propozuar amerikane për armëpushim me Izraelin. Për të negociuar në detaje, mbërriti në Bejrut këtë të martë i dërguari i Shteteve të Bashkuara Amos Hochstein.

Ekziston një mundësi reale për t'i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe grupimit të Hezbollahut në Liban. Mora përgjigje pozitive nga Bejruti për draftmarrëveshjen e propozuar. Diskutimet ishin shumë konstruktive dhe boshllëqet drejt një marrëveshjeje janë ngushtuar. Ditët e ardhshme mund të kemi një vendim të rëndësishëm.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë. Uashingtoni është në përpjekje të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje paqeje dhe për t’i dhënë fund konfliktit. Deri më tani, Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment rreth mundësisë së armëpushimit.

Sipas mediave amerikane, edhe pse Libani është dakord për armëpushim, duhet ende të përcaktohen hollësitë dhe kjo nënkupton se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mund të vonojë.

Edhe udhëheqësit e G20-ës kërkuan armëpushim "gjithëpërfshirës" në Gaza dhe Liban në një deklaratë të përbashkët.

Ndërkohë, OKB-ja bën thirrje për sa më shumë ndihma në Gaza, pasi situata humanitare është tejet e rëndë. Përveçse zisë së bukës, në popullsi kanë filluar të përhapen sëmundje të rënda. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy