Primarët në PD/ Kume: Kandidati për deputet i duhen 20% të votave të anëtarësisë. Proces jo i gatshëm për demokracinë e vendit (VIDEO)

Primarët në PD/ Kume: Kandidati për deputet i duhen 20% të votave të anëtarësisë. Proces jo i gatshëm për demokracinë e vendit (VIDEO)

Kur jemi rreth katër muaj para datës së zgjedhjeve të përgjithshme, Partia Demokratike ende nuk ka dhënë detaje të qarta për zhvillimin e procesit të primareve, ndonëse në statutin e partisë përcaktohet se kandidatët për deputet dhe për poste të tjera lokale duhet të kalojnë përmes këtij procesi.

Mariglen Kume, gazetari i politikës, gjatë një interviste në programin "MCN Live", theksoi se një kandidat për deputet në PD duhet të sigurojë 20% të votave nga anëtarësia e partisë për të kaluar në fazën tjetër të procesit të kandidaturave.

Sipas tij, procesi i primareve ende nuk është i qartë, dhe ka disa mundësi për mënyrën e zhvillimit të tij.

Kjo është një mundësi është që primaret të zhvillohen në nivel qarku, ku do të mund të kandidojë vetëm një person për secilën zonë zgjedhore.

Sa i përket kësaj faze, në dijeninë time në Sekretariatin Organizativ kanë shkuar deri në 20 dorëheqje, për të marrë pjese në Primare, ndërkohë ende nuk e kemi të qartë datën se kur do të zhvillohen dhe se akoma nuk është e përfunduar rregullorja se si do të zhvillohen ato.

Ka dy hipoteza, e para ato munda të zhvillohen në nivel qarku dhe anëtarët e PD-së do te duhet të votojë vetëm një kandidat të preferuar që duan ta nominojnë për kandidat për deputet, ndryshe nga herët e para që votonin më shumë se një. Kjo është parë e udhës në mënyrë që të shmangen edhe lobimet dhe të mos ketë fluks për të bërë qoka ti votojmë që të gjithë.

Poashtu po diskutohet, sipas burimeve te mia që kandidati që do të jetë pjese për deputet mjafton që të marrë 20% të votave për tu kualifikuar në fazën tjetër, për seleksionim ose vlerësim të dytë të kritereve apo kontributet të kandidatëve.

Në këndvështrimin e Kumes, primarët nuk janë ende të gatshme për një demokraci të vërtetë, dhe ai thekson se kjo do të kërkonte një nivel shumë të lartë të demokracisë, për të cilën mendon se Shqipëria nuk është ende plotësisht gati.

Siç i gjykoj unë primaret për ti realizuar ato do duhet të kesh një nivel shume të larët të demokracisë. A e kemi ne në Shqipëri, nuk e dimë nëse jemi akoma gati.

Kandidati që zgjidhet është vetëm përfaqësues i anëtarëve por i qytetarëve dhe në këtë aspekt nuk më duket ndonjë vendim i drejtë për ti zgjedhur përmes Primareve.

Nuk e shoh një gjë të mirë poashtu shoh edhe një non-sens në PD, që statuti i PD ka që votbesohet nëse humbet zgjedhjet ai merr përgjegjësinë e humbjes, dhe nga ana tjetër nuk ja lë atij tagrit që ta zgjedh ai ekipin por ja lë anëtarësinë për të bërë Primare, këto nuk shkojnë të dyjat.

Primaret janë një lloj muri për emrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy