Mbahet meshë për nder të patriarkut rus në Tiranë (VIDEO)

Mbahet meshë për nder të patriarkut rus në Tiranë (VIDEO)

Për herë të parë, këtë të diel në Katedralen Ortodokse Shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pasur një mysafir të veçantë, Patriarkun e Rusisë Kirill. Në vizitën e tij, historike Patriarku Kirill ka bashëkdrejtuar ceremoninë e meshës, cka vlerësohet si pikënisje e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy kishave.

Nw fjalen e tij, kreu i Kishës Ruse është shprehur se vizita e tij hap një kapitull të ri marrëdhëniesh miqësore. ” Zoti na dërgoi mirësinë e tij dhe Kisha Autoqefale e Shqipërisë e shkatërruar plotësisht në të kaluarën, sot u ringrit me një lavdi të re falë veprës vetëmohuese të Primatit të saj fortlumturisë, Anastas. Shpresoj që me ndihmën e Zotit, vizita ime paqësore të hapë një kapitull të ri për marrëdhëniet midis kishave tona ortodokse lokale vëllazërore” tha ai.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, rikujtoi shndërrimin e Shqipërisë në një vend ateist, vendim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit të asaj kohe. Por me ardhjen e pluralizmit politik pas vitit 1991, Kisha u ringjall. Pjesë e vizitës në Shqipëri, janë edhe takimet me krerët më të lartë të shtetit. Të hënën, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Ortodokse Teologjike "Ngjallja e Krishtit". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy