Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hyri në fuqi të hënën, duke u ndaluar qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA.
Lista e vendeve përfshin Afganistanin, Myanmarin, Çadin, Kongon, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin.
Masën Trump e argumentoi duke thënë për të mbrojtur vendin nga “terroristët e huaj”.



