Çështja Babale, Gjykata e Apelit do të shpallë vendimin më 26 shtator

Çështja Babale, Gjykata e Apelit do të shpallë vendimin më 26 shtator

Gjykata e Apelit do të japë vendimin për deputetin demokrat, Ervin Salianji më 26 shtator.

Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, ndërkohë prokuroria kërkon lënien në fuqi të këtij dënimi.

Në mbështetje të Ervin Salinajit kanë shkuar sot në gjykatë, kolegë demokratë, si Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula  Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi etj.

Ligjvënësi demokrat para trupë gjykuese ka përmendur të gjithë emrat e zyrtarëve të denoncuar prej tij që nga Vangjush Dako, Arben Ndoka, Pjerin Ndreu, Artur Bushi etj.

Ervin Salianji ndër të tjera sqaron se ky është një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim. “Nuk ka prova që me lidh as drejtpërdrejtë as në mënyrë të tërthortë. Nuk kanë kapur dot një fotografi me Alizotin me mua”, ka thënë ndër të tjera Salianji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy