U dëmtua nga protestuesit/ Muzeu Kombëtar mbyllet për të vlerësuar dëmet

U dëmtua nga protestuesit/ Muzeu Kombëtar mbyllet për të vlerësuar dëmet

Nga protesta e djeshme ka pësuar edhe Muzeu Historik Kombëtar. Në një njoftim të këtij institucionei, merret vesh se muzeu do të mbyllet përkohësisht. Mësohet se shkak i mbylljes së Muzeut janë bërë dëmtimet e shumta që janë shkaktuar nga protestuesit dje.

“Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës "Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë", për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin zyrtar për mbylljen e Muzeut.

Sakaq, është ngritu dhe një grup pune për vlerësimin e dëmeve. “Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, mbyllet njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy