
Ilir Aliaj, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Izraeli nuk mund ta zhbëjë rendin botëror pasi është një shtet relativisht i vogël.
Sipas Aliajt, Irani nuk do të heqë dorë nga rendi botëror.
Janë shënjestruar disa objektiva, mes tyre dhe baza ku mendohet që po prodhohen bombat atomike, pavarësisht se ka zëra që thotë që Irani ka arritur ta prodhojë, pasurojë uraniumin në atë nivel sat ë ketë një armë bërthamore. Ka pasur shumë intensitet të shkencëtarëve bërthamorë, koreanë veriorë në Teheran. Nuk është goditur vetëm kjo bazë në Netanzë, por janë goditur dhe baza të tjera. Në Tabrisë është një aeroport ushtarak, që është në veri të Iranit I cili është bazë ushtarake, ku Irani ka mbajtur raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi. Janë tentuar të goditen shumë baza. Nuk kanë arritur pavarësisht se operacioni vazhdon, Izraeli vazhdon të bombardojë, nuk kanë arritur të godasin dy baza në afërsi të Teheranit, që dhe ato janë baza ushtarake iraniane, por që mendohet se prodhohet, pasurohet uranium për prodhimin e bombës. Është situatë e rrezikshme.
Nuk besoj që Irani do të heqë dorë nga armatimi bërthamor. Irani hoqi dorë në 2016 me marrëveshjen e arritur mes palëve, u bë e mundur që Irani mos të prodhojë bombë atomike, por ishte Trump që doli nga marrëveshje në 2018. Jemi në këtë situatë që kemi këtë përshkallëzim të rrezikshëm.
Nuk mund të zhbëjë Izraeli rendin botëror pasi është një shtet relativisht i vogël, pavarësisht se ka përkrahje të madhe ndërkombëtare.



