Gorbachev paralajmëron për një Luftë të re të Ftohtë: Perëndimi të ripërtërijë besimin me Rusinë

Gorbachev paralajmëron për një Luftë të re të Ftohtë: Perëndimi të ripërtërijë besimin me Rusinë

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i ka bërë thirrje Perëndimit të “ripërtërijë besimin” me Rusinë dhe ka paralajmëruar se dy kundërshtarët e vjetër, janë nisur drejt një Lufte të Ftohtë.

“Të gjitha indikacionet e Luftës së Ftohtë janë këtu”, tha ai në intervistën dhënë për gazetën gjermane Bild.

“Gjuha e politikanëve dhe personelit të lartë ushtarak po bëhen gjithnjë e më shumë militante. Doktrinat ushtarake janë formuluar dhe janë gjithnjë e më të ashpëra. Media po i shton benzinë zjarrit. Marrëdhëniet mes dy fuqishme më të mëdha po vazhdojnë të përkeqësohen”, ka thënë ai, raporton REL.

Sipas Gorbachev, një garë e re e armëve mes Rusisë dhe Perëndimit tashmë ka nisur.
“Nuk është vetëm e pashmangshme. Në disa vende, tashmë ka aktivitet të plotë. Trupat janë vendosur në Evropë, duke përfshirë edhe pajisje të rënda, të tilla si tanket dhe makinat e blinduara”, është shprehur ai.

Gorbachev ka thënë se “Lufta e re e Ftohtë”, mund të shdërrohet në luftë të nxehtë, nëse dy palët nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar. “Gjithçka është e mundur”, nëse përkeqësimi aktual i raporteve vazhdon, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy