
Më shumë se një javë pas vdekjes së mbi 90 personave nga zjarret në bregun grek, është shfaqur një katalog i gabimeve nga autoritetet lokale.
Policia ngriti devijime për shoferët që i dërguan ata në rrugën e zjarrit, sipas një eksperti të lartë, raporton BBC.
Një studim i veçantë ka zbuluar se asnjë alarm nuk u ngrit dhe banorët dhe turistët nuk kishin shanse që të iknin.
Trajtimi i zjarrit nga autoritetet tashmë është kritikuar gjerësisht nga banorët e prekur nga katastrofa.
Qeveria greke fajësoi zjarrvënësit si shkaktar të zjarrit dhe ka akuzuar disa banorë për pengimin e rrugëve të shpëtimit në qytetin Mati duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Një nga imazhet më shkatërruese në Mati ishte dhjetëra makina të djegura në një distancë të shkurtër nga bregu. Sipas Prof Vassilis Digalakis të Universitetit Teknik të Kretës, makina u dërguan gabimisht në atë zonë nga policia.
Në vend që automjetet të ktheheshin në rrugën kryesore, policia krijoi devijime dhe dërgoi shoferët që shkonin drejt jugut dhe veriut drejt zonës që do të shkatërrohej nga zjarri, tha ai për BBC.
"Por në vend të bllokimit të trafikut dhe urdhërimit të shoferëve për të bërë një kthesë, ata i lejuan të kërkonin rrugë alternative dhe rrugët e vetme ishin përmes Matit", tha ai më tej
Një postë e policisë me anë të një reagimi në "Facebook" doli në 23 korrik, pak kohë para se policia të devijonte trafikun. Ai listoi tre devijime nga rruga Marathon dhe një i katërt, pranë zjarrit në Kokkino Limanaki. Mesazhi ishte postuar edhe nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile.
Dhjetëra njerëz vdiqën ndërsa përpiqeshin të dilnin nga makinat e tyre dhe iknin.
Vërejtjet e tij janë mbështetur nga një raport i veçantë paraprak nga një ekip i Universitetit të Athinës, i cili thotë se përpjekjet për të evakuar Matin ishin të paorganizuara dhe shkaktuan trafik dhe panik.
Nuk kishte alarm zyrtar për banorët dhe turistët në afërsi të plazhit, por vetëm me anë të njerëzve që iknin në zonën perëndimore të Matit, dhe thuhet se ata nuk kishin pothuajse fare kohë për të reaguar.
Javën e kaluar, Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos tha se ndërtimet e paligjshme nga banorët kishin kontribuar në katastrofën duke bllokuar rrugët e shpëtimit.



