Mbi 7 milionë të infektuar dhe mbi 717 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Mbi 7 milionë të infektuar dhe mbi 717 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,032,547  të infektuar dhe janë shënuar 162,805 viktima. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 50,517  persona, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 819 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 98,644  viktima dhe 2,917,562 të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,241  raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në  14,725 pacientë.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 84,565  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 37 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,187  viktima dhe në Francë 30,312 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,500 të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy