
Koncepti Frojdi-an “vrasja e bababit” për mjekun psikiatër Neli Demi, konceptohet më shumë si një vrasje metaforike që nënkupton shumë arsye në ideologjike politike.
Këto mëtoi ti sqaroi sonte në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, psikiatri Demi, i cili para së gjithash, e cilësoi përpjekjen metaforike të të birit, Lulzim Basha, ndaj të atit politik, Sali Berisha, më shumë si një plagosje, sesa si vrasje, për faktin se ky i fundit është një “baba i vështirë për tu vrarë”.
“Ishte më shumë një tentativë vrasje, më shumë një si plagosje për momentin, sepse vrasja sigurisht qe do të ketë një viktimë, dhe për gjykimin tim, Berisha ka qenë një baba i vështirë për tu vrarë.
Në aspektin psikologjik, askush nuk ka arritur deri tani të bëj një vrasje të tillë politike ndaj babait, dhe në të kundërtën janë dorëzuar.
“Ata që kanë provuar ta bëjnë një gjë të tillë nuk ja kanë dalur, ose janë larguar përfundimisht, ndoshta edhe ne një formë nënshtrimi, dorëzimi ndaj një figure të tillë atërore”.



