Zululand - Studentët e Dhjetorit dhe rënia e komunizmit

Zululand - Studentët e Dhjetorit dhe rënia e komunizmit

Këtë të martë në Zululand nga Mustafa Nano, i ftuar ka qenë një nga ish-studentët protagonistë të Dhjetorit 1990, Blendi Gonxhe.

 

A ishte vërtetë, në grahmat e fundit regjimi diktatorial komunist  aq mizor sa pretendohet nga ish-protagonistët e asaj kohe, apo kalimi në një sistem demokratik ishte vizatuar nga Ramiz Alia?

 

Në bisedën me Gonxhen, Nano u përfshi në diskutim duke thënë se po ekzagjerohet mizoria dhe se njerëzit nuk kishin më aq frikë. Më tej ai tha se duket sikur Lëvizja e Dhjetorit u hajdarizua, duke shtuar se ai nuk ishte ndjerë as atëherë dhe as më vonë, i përfaqësuar nga Azem Hajdari. Gonxhe tha se pavarësisht perceptimeve, Azemi ishte Shqipëria.

 

Duke folur për krijimin e PD-së, Blendi Gonxhe tha se që në janar filluan të përjashtoheshin njerëz dhe se, problemin fillestar të PD-së shumë nga ish-protagonistët  e asaj kohe bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar.

 

Ndërsa për aktualitetin Gonxhe tha se ne si shoqëri ende jemi të paedukuar me rregullat e lirisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy