
Një ari polar i drobitur është vënë re teksa vinte vërdallë në një qytet industrial të Siberisë, qindra milje larg habitatit të tij. Hera e fundit që një ari polar u pa në Norislk ishte më shumë se 40 vjet më parë, tha Anatoly Nikolaichuk, kreu i Departamentit Taimyr të Agjencisë Shtetërore të Kontrollit të Pyjeve, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
"Ai është shumë i uritur, shumë i hollë dhe i dobët, ecën në kërkim të ushqimit dhe pothuajse nuk i kushton vëmendje njerëzve dhe makinave. Ai është mjaft i ri dhe ka humbur ndoshta nënën e tij… Arinjtë polarë jetojnë në bregdet, që është më shumë se 500 kilometra larg prej nesh. Nuk dihet si arriti në Norilsk ", tha Oleg Krashevsky, ekspert lokal i kafshëve të egra që filmoi ariun.
Akulli i detit në të gjithë Arktikun po tërhiqet me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i detyruar arinjtë të udhëtojnë larg për të gjetur ushqim.
Banorët vendas u paralajmëruan të ishin të kujdesshëm për të hyrë në zonën e tundrës së rajonit Talnakh, ku ariu u pa, sipas një njoftimi nga ministria lokale për mbrojtje civile dhe situata emergjente në TASS.
Kafsha u pa për herë të parë nga një grup adoleshentësh, të cilët e filmuan dhe postuan video në Instagram, tha Krashevski.
Arinjtë polarë janë në Listën e Kuqe Ndërkombëtare të Specieve të Kërcënuara dhe në Librin e Kuq të Rusisë të specieve të rrezikuara. Në botë, numri i tyre arrin në 31,000. /Sipas CNN/



