Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Bilisht.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:10, ku në hyrje të qytetit të Bilishtit motori me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, u përplas me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S., ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Lidhur me këtë rast grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



