
Brukseli i përgjigjet deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha tre ditë më parë se dialogu me Kosovën do të zhvillohet ashtu siç do Serbia. Në një intervistë për gazetën Koha Ditore në Kosovë, zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, Maja Koçijançiç tha se formati i dialogut do të vendoset nga të dy palët. Kocijançiç tha se Brukseli pret që zotimi i Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut të përmbushet dhe së shpejti të konkretizohet edhe korniza dialoguese. Të njëjtën përgjigje, Kocijançiç ka dhënë edhe kur u pyet për mundësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara apo Rusisë siç kërkon Serbia në dialogun mes palëve.



