Ish-futbollisti shqiptar i Gostivarit, Ermir Zulbeari, ka humbur jetën për shkak të virusit vdekjeprurës Covid-19.
Zulbeari ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare, vetëm 6 muaj pasi ishte bërë baba për herë të tretë.
Ish-futbollisti vuante nga pneumonia dhe pas një jave në Klinikën e Shkupit, kishte shfaqur edhe probleme me zemrën.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë e tij, që tregojnë gjithashtu se varrimi i ish-futbollistit do të kryhet ditën e sotme pas orës 1.



