
Policia italiane ka ndaluar dje në Leçe një 30-vjeçar shqiptar, me banim në Lizzanello.
30-vjeçari po udhëtonte me një makinë “Renault Twingo”, kur është ndaluar për një kontroll rutinë, nga i cili rezultoi se nuk kishte siguracion.
Por pas kontrollit të imtësishëm në makinë, u gjetën 500 gram marijuanë dhe 6 gram hashash.
30-vjeçari shqiptar u vu në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike.



