Shteti paralel i Orban-it në Hungari

Shteti paralel i Orban-it në Hungari

Kryeministri i Hungarisë mund të humbasë zgjedhjet e vitit 2022. Gjithsesi Viktor Urban ka siguruar në një farë mënyre mbajtjen e pushtetit. Fondacione të pavaruara, që kanë pasuri të mëdha do të marrin përsipër pothuaj të gjitha detyrat shtetërore.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është një nga politikanët më të pushtetshëm dhe dinakë të Evropës së sotme. Për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit të tij, ai ka shpikur shumë metoda të ndryshme, që nga njëtrajtësimi i pjesës më të madhe të mediave në vend, deri te një ligj i ri zgjedhor që i jep përparësi partisë së tij Fidezs.

Ideja e fundit e Orbanit tejkalon çdo kornizë të pjesës më të madhe të regjimit formalisht demokrat, që ai ka ndërtuar në Hungari. Do të ngrihet një shtet paralel, i cili do të lejojë atë dhe elitat drejtuese, të vazhdojnë të kenë kontrollin e të gjitha fushave shtetërore dhe sociale edhe në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Arsyeja për këtë është mbizotërimi i një fryme të re politike opozitare që vazhdon të rritet. Shumë njerëz janë të lodhur nga kryeministri Orban, bezdisen nga mendjemadhësia dhe aferat korruptive të familjes, shokëve dhe anëtarëve të partisë së tij. Prej kohësh, sondazhet raportojnë se opozita ka shanse të mira për të mundur partinë Fidezs vitin e ardhshëm.

Institucioni i cili do të pengojë marrjen e pushtetit nga një qeveri, e cila nuk drejtohet nga Orbani, ka një emër që nuk tingëllon aspak i dëmshëm: “Fondacioni i menaxhimit të aseteve me interes publik, që kryen detyra publike". Të martën (27.04.2021) parlamenti në Budapest aprovoi me një shumicë prej dy të tretave një ligj për institucionet e reja dhe për krijimin si fillim të 32 fondacioneve të tilla.

Këto institucione do të angazhohen me detyra me karakter të përgjithshëm, që nga arsimi, familja, arti, rinia, sporti si dhe media, mbrojtja e mjedisit, bujqësia dhe zhvillimi ekonomik, deri te marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e minoriteteve hungareze jashtë vendit. Këto fondacione do të pajisen gjithashtu me pasuri të panumërta. Përveç universiteteve ato do të marrin dhe prona të të gjitha llojeve, si ndërtesa të thjeshta, kështjella, parqe dhe pyje. Ato do të marrin gjithashtu aksione në kompanitë shtetorore.

Fondacionet do të punojnë të pavarura dhe nuk do të monitorohen nga shteti. Në këtë mënyrë do të sigurohej, që çdo qeverie të re do t’i duhej të ndante pushtetin me qeverinë paralele të fshehur pas fondacioneve të administratës, të drejtuara nga Viktor Orban, u shpreh ish-anëtari liberal i Parlamentit, Andras Schiffer. Qeveria justifikon rëndësinë e krijimit të këtyre institucioneve të reja, me faktin se angazhimi shtetetëror në shekullin e 21-të duhet rishikuar dhe detyrat publike duhet të përmbushën në mënyrë më efektive. / DW /  Përktheu: Ina Merlika 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy