Dy kërkesat e Selamit për Bashën 10 ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD

Dy kërkesat e Selamit për Bashën 10 ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD

Kandidati për kryetar i PD-së, Eduart Selami, bën publike dy kërkesa ndaj kreut të ngrirë të kësaj partie, rivali i tij, Lulzim Basha. Selami kërkon që debatet mes tyre të bëhen të hapura për mediat dhe publikun si edhe bërjen publike të listës së anëtarëve të PD-së që do të votojnë për kreun e ri më 22 korrik. Kërkesat e Selamit vijnë në mesin e garës për kryetar të PD dhe janë të njëjta me një pjesë të kërkesave që ish-nënkryetari Astrit Patozi vendosi si kushte për t’u bërë pjesë e garës.

Postimi i Selamit

Të dashur miq. Gara për kryetar të Partisë Demokratike është në kulmin e saj. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këtë periudhë. E kam thënë më parë se kjo garë është e pabarabartë nga ana strukturore por është tërësisht e fitueshme. Unë dua që PD-ja t’u kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj. Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës. Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme. Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha! Së bashku do ta fitojmë këtë garë dhe do dalim më të fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy