
Nga Lezha, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u ka bërë thirrje fermerëve të heqin dorë nga bujqësia tradicionale, e cila nuk siguron të ardhura optimale për ta. Ai është shprehur se do të ndihmohen të gjithë fermerët që bashkëpunojnë me grumbulluesit duke u paguar 50% të vlerës së një fidani.



