Heqja e ndihmës ekonomike, Rama: Kush është i aftë për punë dhe refuzon të punojë nuk e meriton

Heqja e ndihmës ekonomike, Rama: Kush është i aftë për punë dhe refuzon të punojë nuk e meriton

Përjashtimi i disa familjeve nga ndihma ekonomike është bërë shkak që opozita të thërrasë kryeministrin në një mocion me debat në seancën e 15 marsit. Por ky debat nisi në fund të seancës së sotme. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, e akuzoi qeverinë se ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë familje të varfra, të cilat do të zhyten akoma më thellë në varfëri. Në përgjigje të akuzave të deputetëve të opozitës, kryeministri Edi Rama tha se personat që u është hequr ndihma ekonomike i pëkasin moshës aktive, por kanë zgjedhur të mos punojnë.

“6 për qind të fondeve i kanë bashkitë. Me këtë 6 për qind mund t’i adresojnë ato raste. E vetmja bashki që e ka bërë këtë është Bashkia e Vlorës, e cila ka riintegruar 85 familje të gjykuara si subjekte të ndihmës ekonomike. Ne nuk krahasohemi me kohën e Zogut. Jemi këtu përballë zogjve të kohës që jeni ju. Ju jepnit 38 milioë dollarë për ndihmën ekonomike. Ne japim 48 milionë. Ju e kishit nivelin e ndihmës ekonomike 29 mijë lekë. Ju keni arritur t’u jepni edhe vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Pasi vini këtu nuk lini fjalë të fjalorit të ulët të gjuhës shqipe pa përdorur dhe ofendoheni se ju thamë zogj korbash.  Ka një të dhënë shumë të rëndësishme në këtë proces. 70 % e të përjashtuarve nga kjo skemë janë në moshën 24-44 vjeç, krejt të aftë për punë. Vetëm në pak ditë, 1211 njerëz kanë shkuar në zyrat e punës. Kush është i aftë për punë, i ofrohet ajo dhe e refuzon nuk meriton asnjë qindarkë nga kontributi i përbashkët për fondin e solidaritetit”, tha Rama.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy