Legalizimi kanabisit, Haxhi: Përdorim i madh te moshat 18-24 vjeç. Duke u bazuar te faktorët e riskut, jam kundër

Legalizimi kanabisit, Haxhi: Përdorim i madh te moshat 18-24 vjeç. Duke u bazuar te faktorët e riskut, jam kundër

Mjeku toksikolog Alban Haxhi në një lidhje skype me MCN Economy ka komentuar lidhur me projektligjin për legalizimin e kanabisit në vendin tonë për të cilin nga ana mjekësore deklaroi se nëse përdoret në mënyrë abuzive është i dëmshëm. Ai tha se nëse përdorimi i kanabisit është në efekt afatgjatë shkakton probleme të shëndetit mendor dhe se përdorimi më i madh i tij prek moshat nga 18-24 vjeç.

Sipas tij, sa i përket hipotezave se kanabisi shëron kancerin, Haxhi tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, ai vetëm sa lehtëson dhimbjen duke trajtuar simptomat, prandaj duke u bazuar tek faktorët e risksut mjeku tha se është totalisht kundër këtij legalizimi.

Varësia është më e fortë e kanabisit se duhani dhe dëmet janë më të mëdha nëse përdoret në mënyrë abuzive sigurisht që ka efekte anësore më të mëdha dhe nuk është e mirë fare. Përdori i shkurtër bën humbje të vetëdijes, koherencën halucinacione, ndërsa efektet afatgjatë janë dëmtime të sistemit nervor e cila mund të bëjë invalidizime të pacientit në mënyrë të përjetshme sa i përket shëndetit nervor sidomos te mosha 18-24 vjeç ku përdorimi është dhe i madh aty ka dhe dëmtime më të mëdha. Në rastet urgjente kemi rastisur herët e para që janë moshat e vogla 14-18 vjeç sepse herët e para kanabisi bën problemet akute që i detyron shpesh herë familjarët ti drejtohen urgjencës, pastaj ato afatgjata janë ato mbi 18 vjeç që shkojnë deri në çrregullime depresive, madje dhe skizofreni, por është një nga faktorët dhe ngel një nga drogat më të rënda e para se përdoret nga moshat e reja dhe e bën invalid, dhe e dyta humb faktorin ekonomik. Pra janë disa faktorë që ndikojnë që përdorimi i kanabisit është shumë i dëmshëm për personin dhe shoqërinë.

Në vijim ai shtoi se kanabisi është qetësues dhe gjumëdhënës shumë i mirë dhe se këto efekte i hasim në gama të gjerë të medikamenteve që përdoren në mjekësi.

Kanabisi shëron dhimbjen, simptomat e kancerit, jo sëmundjen. Nuk ka një mekanizëm që të shëroj qelizën kancerogjene. Jam kundër përdorimit nuk kemi shumë gjëra që do mbesin me pikëpyetje, s’ka një mekanizëm, një strukturë që do merret me këtë pjesë dhe ti japë një zgjidhje që do mbillet për farmaceutikë, apo do abuzohet. Duke parë një shoqëri që po abuzon dhe pa e pasur legalizimin, por për kanabisin jam absolutisht kundra. Unë jam kundra dhe e shoh në praktikë dhe jam totalisht kundra legalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy