Nis karantina në Itali, izolohet komuna e parë

Nis karantina në Itali, izolohet komuna e parë

Në Itali nis karantina. Komuna e Avella-s është e para që e ka marrë këtë masë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19.

Kështu, ndalohet hyrja ose largimi nga zona e komunës përveç rasteve kur provohet se është e domosdoshme si (për punë, spital apo furnizim me produkte bazë); pezullohen demonstratat, festat, eventet dhe çdo forme takimi në publik (sheshe, parqe publike) ose private (shtëpi të të tjerëve), madje edhe të një natyre kulturore, rekreative, sportive dhe fetare (përveç shërbesave fetare të planifikuara tashmë, por me vetëm me familjen); mbyllja e shërbimeve arsimore për fëmijët e vegjël dhe e shkollave të të gjitha niveleve, publik dhe privat, si dhe të institucioneve të arsimit të lartë.

Urdhri është lëshuar më 22 tetor nga kryetari i bashkisë së Avella-s, Domenico Biancardi.

Ai do të jetë në fuqi deri më 2 nëntor, një afat që mund të shtyhet edhe më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy