Arrestimet nga SPAK/ Beci: Sekuestrimi i pasurive bllokon zinxhirin, nuk dëmshpërblehet shteti! (VIDEO)

Arrestimet nga SPAK/ Beci: Sekuestrimi i pasurive bllokon zinxhirin, nuk dëmshpërblehet shteti! (VIDEO)

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, komentoi në MCN Live zhvillimet e fundit në vend, pasi SPAK lëshoi 13 urdhër-arreste lidhur me aferën e inceneratorëve. Beci thekson se politika nuk mund të bëjë sugjerime mbi procedurat penale, sa i takon bashkimit të dy dosjeve hetimore.

Janë mbledhur një grup dokumentash që janë administruar në cilësinë e provës. Vlen për t’u diskutuar nëse do vazhdojnë hetimet më tej? Nëse para viteve 90 populli ishte i gjithi ushtar, tani është bërë hetues. Nuk mundet që një politikan të bëjë sugjerime proceduriale penale. Nuk mund të bëjë sugjerime konkrete. Bashkimi apo ndarja e hetimeve penale është e përcaktuar në procedurën penale. Element kryesor ka barazinë e marrjes së provave. Nuk është politika që vendos bashkimin e dy hetimeve penale. Nëse ka prova të përbashkëta, persona nën hetim të përbashkët, bëhet për të lehtësuar hetimin. Por mund të ndodhë që në stadet ku janë, dosjet të pengojnë njëra-tjetrën. Kemi të bëjmë me 3 fakte penale, të tre episodet, edhe sikur të bashkohen, prapë do jenë tre fakte penale. Të tre inceneratorët do të hetohen si tre fakte penale më vete. Në rast se mendohet që janë të gjithë të kapur, nuk ka rëndësi kush po e heton çështjen”.

Beci ngriti pyetjen se çfarë ka ndryshuar në një muaj e gjysmë, ku dikur deputeti i PS pyetej si person që ka dijeni mbi çështjen dhe tani si person nën hetim.  

Është një person që s’do ketë më imunitet dhe do ballafaqohet me drejtësinë. SPAK-u flet për dokumente të administruara që në fillim. Nga Komisioni deri më sot çfarë ndryshoi që u vendos kjo masë sigurimi, kjo është pyetja? A ka prova të reja apo jo. Një muaj e gjysmë më parë është pyetur si person që ka dijeni të hetimit. Shoh që ky nuk është personi që ka në kompetencë që tokën arë ta kthejë në tokë truall. Nuk ka dokumentacion që të tregojë se ka falsifikuar një dokument. Nuk ka fuqi ligjore ky person për nxjerrjen e VKM-së. Nuk ka lidhje me inceneratorët dëmshpërblimi për tokën”.

Ai theksoi se sekuestrimi i pasurive mund të bllokojë zinxhirin, pasi kontraktorët mund të ndalojnë punën nëse nuk marrin paratë.

Një çështje penale nuk hetohet vetëm me dokumente dhe komisione hetimore. Në rast se bllokohen edhe llogaritë bankare mund të bllokohen edhe paratë, sepse nënkontraktorët nuk kanë ku marrin paratë. Është edhe një lojë për publikun. Sekuestro preventive nënkupton që duhet të dëmshpërblejë shtetin. Ka një non sens që do bllokosh inceneratorin që t’i kthesh shtetin, ndërkohë që është partneritet publik-privat që i takon shtetit. Shteti sekuestron atë që e ka bërë vet, ky është problemi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy