Haxhimali: Do shkohet drejt koncensionit, dyshoj se skema është gati. Shteti i paaftë për të menaxhuar ujësjellësat

Haxhimali: Do shkohet drejt koncensionit, dyshoj se skema është gati. Shteti i paaftë për të menaxhuar ujësjellësat

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, duke folur për propozimin e hedhur për konsultim publik për ujësjellësave thotë se është i padiskutueshëm fakti që sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe ai i përpunimit të ujërave të zeza është në agoni.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se nuk ka asnjë diskutim se ka dështuar me sukses keqqeverisja e ujit të pijshëm.

Haxhimali kujtoi se vendi ynë nga menaxhim publik, kaloi në menaxhim publik të deleguar dhe rezultati nuk shkoi mirë dhe se para dy vitesh shkuam te rajonalizimi dhe sërish nuk po ecën mirë, megjithëse sipas tij është shumë herët që dy vite pas rojanalizimit të ndryshohet sërish.

Si ka mundësi dy vjet pas propagandës së madhe për rajonalizmit, pse jemi sot dhe qeveria me të drejtë por aspak strategjike, ka hedhur në qarkullim draftin.

Qeveria ta pranojë që nuk ka qenë e suksesshme dhe tashmë duhet të dalim nga kjo situatë.

Menaxhimi provat i deleguar, mund të jetë një farë zgjidhje, ka vende të ndryshme që kanë modele të ndryshme, në Angli, Uells dhe Çeki, menaxhimi është drejtpërdrejtë privat.

Thjesht do ecim në rrugën e koncensionit, por praktika e koncensioneve në Shqipëri, lë shije jo të mirë. Jemi mësuar me praktikën që po është koncension, ka abuzim.

Sot qeverisja e ujit dhe në vendet më të zhvilluara, e njeh si menaxhim atë privat. Qeveria duhet të mbajë aksione, rregullat dhe praktikat do i bëjë bashkia dhe qeveria, por shërbimi do jetë privat.

Çështja lidhet me mekanizmat financiar. Edhe rajonalizimi që unë e kam mbështetur, kishte prapavijë që të shkonte në këtë rrugë.

Nuk ka mbushur as dy vite rajonalizimi që ta testonim dhe pastaj të shkonim te koncensioni.

Sot kemi 15 sh.a të ujësjellës kanalizimi, të shohim se cila nga këto 15 sh.a do jetë e aftë të dalë në treg me aksionet e tyre dhe këtu nuk kam as bindje dhe as dyshim të shohim nëse operatori privat do ndërhyjë në këto 15 operatorë.

Unë dyshoj se skema është e gatshme. Është shërbim rajonal, Tirana mund ta japë dhe Lezha mund ta mbajë siç e ka.

Ne po kalojmë te menaxhimi privat i deleguar. Pse heq dorë shteti nga shërbimi? Se tregon paaftësinë për ta menaxhuar vetë. Dy janë burimet, ose të mbulohet nga tarifat, ose nga buxheti.

Buxheti nuk e mbulon dot me transferta, ndaj po e privatizon. Potenciali për rritjen e tarifave është shumë i madh.

Me kujdesin shumë të madh duhet provuar dhe mënyra e koncensionit. Çështja është sa e ke vullnetin dhe aftësinë.

Me ujin nuk bëhet biznes, edhe pse shërbimi ujësjellësit duhet trajtuar si shërbim ekonomik dhe shërbim biznesi.

Tre alternativat e propozuara

E para është kontrata e performancës që lidhet ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe autoriteteve të qeverisjes qendrore të cilat përcaktojnë treguesit, që do të arrihen në bazë vjetore nga operatorët.

Opsioni i dytë është dhënia me Partneritet Publik Privat e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane pas një studimi fizibiliteti që e bëjnë bashkitë.

Dhe së treti është operatori i mundësisë së fundit që duhet të jetë me kapital shtetëror ose privat që licencohet nga ERRU-ja për të ofruar këtë shërbim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy