Një analizë e fundit nga The Telegraph ka zbuluar se shqiptarët kryesojnë listën e shtetasve të huaj që ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Nga një popullsi prej afro 53 000 shqiptarësh që jetojnë në Mbretëri pa shtetësi britanike, mbi 1 200 janë në burg, çka përbën një përqindje të lartë prej rreth 2%.

Në studion e MCN TV, përmes Skype, Saimir Kumria, avokat, tha se numri i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është shumë më i madh sesa raporton The Telegraph dhe si pasojë edhe përqindja e të dënuarve është tjetër nga ajo që raportohet.

Gati 65 mijë deri 70 mijë shqiptarë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, nuk është një numër aq i lartë sa thonë mediat. Lajmet kundër komunitetit shqiptar gjejnë hapësira atje. Është një aspekt mediatik i goditur për të arritur qëllimin e marrjes së vëmendjes. 1200 qytetarë që janë në burg janë 1.7% e totalit. Çdo numër është një këmbanë për të bërë kujdesje më shumë sa i përket politikëbërjes në shtetin shqiptar.

Emigrantët shpesh gjenden në situata ku krijohen hapësira kriminale. Marrëveshja i referohet një numri të limituar të të burgosurve. Bëhet fjalë për ata shtetas që kanë një dënim mbi 4 vjet.

Shifra 53 mijë tenton t’i referohet totalit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Dy vitet e fundit, duke qenë se është rritur numri i mbërritjeve ilegale e ka çuar në 18-20 mijë numrin e shqiptarëve atje.