Emigrantët për Londër, vrasësit për Shqipëri

Emigrantët për Londër, vrasësit për Shqipëri

Ajo që diskutohet pak në Shqipëri, është ajo që diskutohet shumë në Britaninë e Madhe.

Media dhe politika aty është e acaruar me faktin se 1 mijë e 68 persona me rekorde kriminale nuk deportohen. Sipas mediave janë “Grabitqarë seksualë, banditë të dhunshëm dhe tregtarë droge.

Home Office thote se pengesat ligjore "tronditëse" po i lënë të dënuarit "të rrezikshëm" të lirë të bredhin rrugëve të Britanisë.

Shifrat jane alarmante sipas mediave janë 1068 të dënuar shqiptarë që jetojnë në Britani - ose në burg ose në liri me kusht që përballen me dëbim por nuk largohen.

345 prej tyre pretendojnë se kane qene skllevër modernë, ose me sakte të genjyer për punën që do të bënin në Angli, nga tutorët e tyre.

268 të tjerë po kërkojnë azil, ndërsa 95 po apelojnë kërkesat e tyre të refuzuara për azil dhe shumë të tjerë po bëjnë përfaqësime të tjera ligjore.

Vetëm 25 te denuar shqiptarë nuk kanë pretendime të pazgjidhura ligjore dhe në fakt mund të hipin në aeroplan dhe të largohen jashtë vendit.

Zyra e emigracionit thote se, “Ky është një shembull tronditës i pengesave ligjore të hedhura në rrugën e ekipeve tona të zbatimit të emigracionit që po përpiqen të largojnë kriminelët e huaj të rrezikshëm.

Kjo përfshin abuzimin me sistemit tonë.

Çështja me sa duket është edhe politike: Zyra vazhdon më tej: “Askush nuk mund të besojë se më shumë se një e treta e kriminelëve të neveritshëm shqiptarë që do të deportohen janë të gjithë skllevër të vërtetë modernë”.

“Ne duhet ta thyejmë këtë cikël për sigurinë e popullit britanik.”

Shqiptarët janë kombësia më e madhe që përdorin Aktin e Skllavërisë Moderne për të qëndruar në Britani.

Një migrant që pretendon se është viktimë e skllavërisë moderne zakonisht e ndalon çështjen e dëbimit ndërsa pretendimi i tyre dëgjohet.

Por ngarkesat masive në sistem do të thotë se duhen mesatarisht 561 ditë për të dëgjuar pretendimet.

Ndërsa qeveria e ka bërë të qartë se Shqipëria është një vend i tretë i sigurt - kështu që pretendimet se janë viktima të skllavërisë moderne mund t'i vazhdojne nga shteti i tyre.

Por shpejt do te nderhyhet ne ligj. Sipas ligjeve të reja, ata që janë dënuar për vepra të rënda si vrasja dhe terrorizmi, ose ata që kanë shërbyer më shumë se një vit ne trafiqe, do të dëbohen.

Ka një deklaratë publike te policisë në Angli.

“Nëse një emigrant ilegal shqiptar arrestohet si kultivues kanabisi, gjëja e parë që do të bëjë është të thotë se është viktimë e trafikantëve”. Por nëse Londra zyrtare do ti dërgojë të gjithë sa e përgatitur është shqipëria për të pritur 1068 trafikantë, dhe dhunues të cilët janë një problem për vetë shtetin më të fuqishëm europian”. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy