Tenderët e Bashkisë së Tiranës, kryesojnë për ankesa

Tenderët e Bashkisë së Tiranës, kryesojnë për ankesa

Bashkia Tiranë është institucioni me vlerën më të madhe të tenderëve të ankimuar gjatë vitit 2017, Komisionin e Prokurimit publik, me 3 miliardë e 66 milionë lekë, e ndjekur nga KESH me vlerën 2.1 miliardë lekë, Ministria e Punëve të Brendshme 1.78 miliardë lekë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 1.2 miliardë lekë. Shifrat janë raportuar në Kuvend nga Komisioni i Prokurimeve publike. 

Gjatë periudhës 1 Janar 2017 – 31 Dhjetor 2017, janë regjistruar pranë Komisionit të Prokurimit Publik 1099 ankesa në total, prej të cilave 1083 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 4 ankesa për procedurat konkurruese koncesione/partneritet publik privat, 7 ankesa për procedurat e ankandit publik dhe 5 ankesa për procedurat konkurruese për leje minerare. Sipas raportit, në vitin 2016, pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë dorëzuar më tepër ankesa, pasi janë regjistruar 1393 të tilla. Lidhur me vendimarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik janë ankimuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, 58 vendime nga 784 vendime në total të marra nga Komisioni gjatë vitit 2017.

 Ndërkaq, vihet re rritje numrit të kërkesave të prauara nga komisioni. Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2017, 50.4 % e tyre janë pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik krahasuar me 49.03 % të pranuara gjatë vitit 2016. Ankesat kryesore janë për kualifikim të padrejtë dhe të pabazuar në ligj dhe në rregullat e prokurimit të ofertuesve të tjerë; mosrespektimi i rregullave për njoftimet dhe komunikimin me pjesëmarrësit në një procedurë prokurimi; Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të kualifikimit dhe përzgjedhjes nga autoritetet kontraktore, duke kërkuar anulimin e procedurës. Për vitin 2017, nga 1039 ankesa në total, 761 prej tyre ose 73.3 % janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave. Vlen të shënohet edhe një ndërhyrje e qeverisë në mes të tenderave të shpallur, që sipas komisionit, ka çuar në shtim të ankesave në dy muajt e fundit të vitit. 

Me Vendim të këshillit të ministrave para zgjdhjeve, më  5 korrik 2017  u vendos “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit për vitin 2017”, evndim që u shfuqizua në tetor 2017. Kjo solli edhe ngarkesë e fluks jo normal të ankesave për shqyrtim në 2 muajt e fundit të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën përiudhë të viteve të mëparshme.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy