Emri/ Atentat me armë zjarri në Vlorë, humb jetën një person (VIDEO)

Emri/ Atentat me armë zjarri në Vlorë, humb jetën një person (VIDEO)

Tronditet Vlora mesditën e kësaj të hëne, pas të shtënave me armë zjarri të regjistruar në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Hajro Çakerri’ në Vlorë ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “BMË” dhe një person ka vdekur.

Viktima është identifikuar si Bledar Birçaj 40-vjeç i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy