
Rusia është e gatshme për dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për furnizimin me grurë nga Ukraina.
Një deklaratë e tillë u bë nga zëvendësministri i Jashtëm, Andrey Rudenko, në përgjigje të thirrjes së bërë nga Perëndimi ndaj Moskës.
Për të shmangur një krizë globale ushqimore, sanksionet kundër Rusisë duhet të hiqen.
Ukraina duhet të zhbllokojë të gjitha portet ku janë ankoruar anijet dhe Rusia është e gatshme të sigurojë korridorin e nevojshëm humanitar.



