
Fryma e Re Demokratike i ka adresuar sot një letër zyrtare kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasada kryesore në vend duke kërkuar rishikim të vendimit për zbrazjen e zyrave nga ana e FRD.
FRD shkruan në letër se nuk është dakord me të gjitha veprimet e kryera nga policia, ndërsa sqaron se “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.
Më tej, në letrën e tij kreu i FRD sqaron se “Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkonjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore.
Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22”.







