Kryeministri ukrainas Denys Shmygal paralajmëroi se kundërsulmi kundër forcave ruse do të marrë kohë, por tha se ishte optimist për suksesin e tij. "Ne do të kryejmë operacione shumë inteligjente. Dhe për këtë do të duhet kohë", tha kreu i qeverisë së Kievit në margjinat e një konference për rindërtimin e Ukrainës në Londër. "Por ne kemi synimin të ecim dhe të ecim përpara. Ne do të ecim përpara dhe jam absolutisht optimist për çlirimin e të gjitha tokave tona të pushtuara nga rusët", shtoi ai, duke nënvizuar vështirësitë që sjell edhe numri i madh i fushave të minuara të cilat e bëjnë përparimin më të ngadalshëm.



