Kreu i PAA, Agron Duka, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë mes kryeministrit Rama dhe kryeut të PD-së, Basha. Duka shpreson që kjo përpjekje të finalizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtet ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme”, tha ai.



