Arabia Saudite shpalli fajtorë tetë persona për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.
Pesë persona u dënuan me nga njëzet vite burg, ndërsa tre të tjerë me nga shtatë deri në dhjetë vite burg.
Khashoggi ishte i njohur për artikujt krtikë që shkruante për qeverinë dhe për udhëheqësit më të lartë, Mbretin Salman dhe Princin Mohammad bin Salman.
CIA shkruan se vrasja e gazetarit është kryer me urdhër të Princit Mohammad bin Salman.
Mirëpo, ky i fundit e ka mohuar këtë akuzë.
Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën Saudite për të rregulluar disa dokumente për dasmën e tij.
Zyrtarët turq deklaruan se ai u vra brenda konsullatës dhe se trupi i tij ishte shpërbërë, ndërkohë që edhe eshtrat nuk janë gjetur.
Vrasja e Khashogit në tetor të vitit 2018, nxiti reagime të shumta në mediat ndërkombëtare.



