Studimi për koronavirusin:Në Europë që prej marsit të 2019

Studimi për koronavirusin:Në Europë që prej marsit të 2019

Universiteti i Barcelonës me anë të një studimi mbështet tezën e shkencëtarëve të Wuhan-it në Kinë se koronavirusi ka qarkulluar në Europë që prej marsit të vitit 2019.

Në studim morën pjesë pesë doktorët  e grupit të virusit enterik UB Gemma Chavarria-Miró, Eduard Anfruns-Estrada dhe Susana Guix, të udhëhequr nga Rosa Maria Pintó dhe Albert Bosch, si pjesë e projektit të mbikëqyrjes së SARS-COV-2.

Në faqen zyrtare të universitetit shkruhet: “Edhe pse COVID-19 është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, është vërtetuar se sasi të mëdha të gjenomit të koronavirusit gjenden edhe në feçe dhe për rrjedhojë në ujërat e zeza.”

Pasi u analizuan mostrat e ngrira nga periudha midis janarit 2018 dhe dhjetorit 2019, studiuesit gjetën gjenomet e COVID në mostrat e marsit të vitit 2019. Kjo do të thotë se ai është shfaqur në një kohë kur askush nuk dinte asgjë për koronavirusin. Si rrjedhojë ekziston mundësia që ai të jetë përhapur fuqishëm që në atë periudhë, pasi Barcelona është një qytet metropol, i cili vizitohet nga shumë turistë që vijnë nga e gjithë bota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy