Organizata Botërore e Shëndetit e ka klasifikuar variantin indian të koronavirusit B.1.617 si një “shqetësim global”. Ne një deklaratë për media, drejtuesja teknike e OBSH për Covid-19, është shprehur se informacionet e grumbulluara tregojnë rritje të transmetueshmërisë të këtij virusi.
“Ne e klasifikojmë atë si një variant shqetësimi në një nivel global”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së për Covid-19 në një konferencë.
Agjencia bëri të ditur se prejardhja mbizotëruese e “B.1.617” u identifikua për herë të parë në Indi dhjetorin e kaluar, ndërsa një version i mëparshëm u zbulua në tetor.
Varianti ka tre pasues, nga të cilët “B.1.617.2”, është ai që po përhapet më shpejt. “B.1.617.2” u cilësua variant për t’u shqetësuar nga Shëndeti Publik në Angli, ndërsa thuhet se ka prova që indikojnë se ky lloj varianti është të paktën po aq i transmetueshëm sa “B.1.1.7”, i ashtuquajturi “variant i Kentit”, i cili aktualisht dominon në Mbretërinë e Bashkuar.



