Kampi i refugjatëve në Gjadar të Lezhës nuk është ende gati për t’u testuar, raporton korrespondenti i MCN TV.
Ndonëse ishte parashikuar data 20 gusht për kryerjen e kësaj procedure, kjo nuk ka ndodhur gjatë kësaj të marte.
Punimet aty vijojnë përgjatë 24 orëve për t’u bërë sa më parë gati për të qenë në shërbim të refugjatëve që do të vijnë përmes Italisë.
Ndërkohë ende s’ka asnjë afat se kur mund të përfundojnë punimet e nisura prej disa muajsh.



